Skip to content

Shkeli lejen e ndërtimit, konfiskohet pallati në Vlorë! Bici: Të njëjtin fat do kenë të gjithë subjektet shkelës! Report Tv siguron pamjet (VIDEO)

Një pallat në ndërtim në qytetin bregdetar të Vlorës është sekuestruar nga autoritetet dhe i ka kaluar në pronësi shtetit. Ky veprim është pjesë e fushatës së nisur për lirimin e hapësirave publike dhe ndalimin e ndërtimeve në kundërshtim me ligjin.

Objekti ndodhet në proces ndërtimi dhe, sipas institucioneve përkatëse, ka dalë jashtë parametrave të lejes së ndërtimit. Pamje nga vendngjarja, të siguruara nga Report TV, tregojnë ndërtesën që tashmë është objekt hetimi dhe veprimi ligjor.

Në inspektim morën pjesë strukturat e IKMT-së, së bashku me drejtoreshën Dallëndyshe Bici. Ajo deklaroi se të gjitha ndërtimet që rezultojnë me shkelje do të përballen me konfiskim.

LAJMI I FUNDIT  Ish-misi trondit rrjetin me sekretin që nuk ia kishte treguar askujt për Shpat Kasapin!

“Ky objekt do t’i kalojë shtetit për interes publik. Të njëjtin fat do të kenë të gjitha subjektet që ndonëse kanë leje ndërtimi, kanë kryer ndërtime në kundërshtim me të, duke cënuar interesin publik. Do të inspektohen të gjitha objektet, pavarësisht nëse kanë apo jo leje ndërtimi”, tha Bici.

Paralajmërimi për këtë konfiskim ishte dhënë pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, gjatë një mbledhjeje me deputetë dhe drejtues vendorë, ku theksoi se aksioni ndaj ndërtimeve pa leje nuk do të kufizohet vetëm në zona të thella si Thethi, por do të shtrihet edhe në zonat bregdetare, përfshirë ata që i cilësoi “oligarkë të bregdetit”.

LAJMI I FUNDIT  Zegjinetë e Doktorit (një rast që tregon se si PD bën biznes me Qeverinë dhe madje e mbron)

Gjatë qëndrimit në Vlorë, Bici ka kryer verifikime në disa kantiere, duke u përqendruar në ato që kanë nisur së fundmi ose janë në vijim. Qëllimi i kontrolleve është të sigurohet se zhvillimi urban respekton normat ligjore dhe nuk prek pronat publike apo shtetërore.

LAJMI I FUNDIT  Emri qe po "CMEND" gjithe boten! Kush do behet me vajze duhet tia vendose

Ndërtesa e konfiskuar kishte një leje për ndërtimin e 8 kateve, një papafingo dhe një kat nëntokë. Sipas burimeve, investitori i projektit është kompania ‘Armeer Konstruksion’, në pronësi të Fatmir Hallës.

IKMT pritet të hartojë një raport të detajuar mbi këtë rast, ndërsa paralajmërohen masa të tjera administrative për subjektet që rezultojnë në shkelje të ligjit. Më herët, Inspektorati Vendor i Ndërtimit (IMT) ka vendosur tre gjoba nga 50 milionë lekë secila ndaj këtij subjekti, për shkelje të përsëritura të lejes së ndërtimit.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *