Këngëtari i njohur dhe fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Gesti, ka ndezur sërish rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram. Në një “story” që ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve, ai shfaqet duke parë një video ose foto, ndërsa pranë tij duket qartë një dorë femre, e cila, sipas fansave, i përket ish-banores Egli Tako.
Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga të dy, ndjekësit janë të bindur se bëhet fjalë për një moment të ndarë mes tyre. Kjo ka mjaftuar për të hapur diskutimet e para në rrjet për një mundësi rikthimi mes dy ish-banorëve të afruar gjatë kohës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Mbetet për t’u parë nëse ky postim është thjesht një kujtim i rastësishëm, apo sinjal për një kapitull të ri mes Gjestit dhe Eglit.



Be First to Comment