Një tragjedi ka goditur pasditen e sotme zonën e Labinot-Fushës, ku dy fëmijë të mitur humbën jetën pasi u mbytën në lumin Shkumbin. Sipas raportimeve paraprake, fëmijët, të cilët ishin vëllezër 8 dhe 10 vjeç, kishin dalë për të ruajtur bagëtitë dhe, në shoqërinë e një familjareje, kishin vendosur të laheshin në ujërat e lumit.
Por rrjedha e fortë dhe mungesa e kushteve të sigurisë bënë që larja të kthehej në një tragjedi të rëndë. Të miturit nuk arritën të dilnin më në breg, pavarësisht përpjekjeve të banorëve të zonës dhe forcave të emergjencës që mbërritën menjëherë në vendngjarje. Trupat e pajetë të dy fëmijëve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë, duke konfirmuar fatin e tyre tragjik.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka sjellë edhe një herë në vëmendje mungesën e masave mbrojtëse në zonat ku fëmijët shpesh lëvizin të pashoqëruar dhe të pambrojtur. Familja e tyre dhe banorët janë të shokuar nga humbja e parakohshme e dy jetëve të njoma, në një pasdite që duhej të ishte e zakonshme.p>
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.
Top Channel
The post Tr*gjedi ne Elbasan! Dy femije te vegjel mb*ten ne Shkumbin, po ruanin bagetite (PAMJET) appeared first on PETRAVU.

Comments are closed.