Tragjike në kryeqytet, nje person vritet dhe nje plagoset, i përfshirë edhe banori i Big Brother VIP

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Kosovën, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti ende të paqartë.

Teksa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit, një detaj i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Sipas GazetaDemos, në një video të siguruar nga vendi i ngjarjes, shihet një ish-banor i Big Brother VIP, i cili ndodhet pranë skenës së krimit. Bëhet fjalë për Naim Xuxi Bunjaku.

Në pamje, dëgjohet dikush duke e thirrur me fjalët: “O Xux, a je mirë?”, çka ka nxitur spekulime mbi përfshirjen ose rolin e tij në këtë situatë.

Ndërkohë, raportime të fundit tregojnë se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë, duke e bërë edhe më të rëndë këtë incident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *