Skip to content

Moti “shòkon” vendin! Lajda Porja: Ja zonat që do preken nga dëbora dhe temperaturat deri në -2°C

Ditën e sotme, sinoptikania Lajda Porja ka shpjeguar se si do të zhvillohet moti gjatë kësaj jave, duke dhënë disa paralajmërime të rëndësishme. Sipas saj, sot në shumë zona të vendit moti është kthjelluar dhe reshjet kanë rënë ndjeshëm, gjë që konsiderohet pozitive pasi ujin e mbledhur nga përmbytjet do ta ndihmojë të tërhiqet. Megjithatë, kjo qetësi nuk do të zgjasë shumë.

LAJMI I FUNDIT  Tronditet vendi! Paralajmërohet një tjetër SKANDAL si ai i Safet Gjicit – DETAJET

Porja theksoi se nesër pritet një rikthim i vranësirave dhe reshjeve të shumta, të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit. “Në orët e para reshjet janë të pakta, por nga mesdita deri në mbrëmje intensiteti i tyre do të rritet ndjeshëm,” u shpreh sinoptikania.

LAJMI I FUNDIT  VITI i RI i PARAVE! Këto 4 shenja të Hòroskopit Lájne Kredite dhe ju Vjen BEGATIA ne shtepi

Zona jugore dhe juglindore do të preken nga rrebeshe më të forta, ndërsa në zonat e thella malore pritet të ketë reshje dëbore dhe ulje temperaturash deri në -2°C. Nga ana tjetër, pas kësaj vale, temperaturat do të fillojnë të ngrihen gradualisht.

Sipas parashikimeve, pjesa më e madhe e vendit do të përjetojë reshje shiu, ndërsa dëbora do të mbetet e përqendruar në zonat malore. Të martën në mbrëmje pritet një tjetër shtim i reshjeve, të cilat do të vijojnë edhe të mërkurën dhe pjesërisht të enjten. Ndër qarkët më të prekur, Shkodra dhe Lezha parashikohet të marrin sasi të konsiderueshme reshjesh.

LAJMI I FUNDIT  LAJMI FUNDIT, SPAK dhe BKH godasin biznesmenin qe kishte kthyer ne monopol AKSHI-n, ja cfare ndodhi ne mesante
Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *