Skip to content

‘Prisja fatura sipas përshkrimit të Ajolës’, Del dëshmia e ish-financieres në SPAK

MCN TV ka siguruar ekskluzivisht dosjen hetimore të SPAK që lidhet me bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa. Në këtë dosje ndodhet edhe dëshmia e detajuar e ish-financieres Adela Konadakçiu, e cila është bërë bashkëpunëtore e drejtësisë duke zbuluar mekanizmat financiare që përdorej në disa subjekte të lidhura me zonjën Xoxa.

Sipas dëshmisë së Konadakçiut, për një periudhë prej afro një viti e gjysmë janë zhvilluar kurse arti pranë subjektit “Harabel” në ambientet e Sky Tower. Ajo pohon se Ajola Xoxa i kishte kërkuar të priste fatura për kurset pasi prindërit e fëmijëve kishin paguar paraprakisht për disa muaj dhe paratë i dorëzoheshin në formë cash.

LAJMI I FUNDIT  E RËNDË! 14 vjecarja ngel shtatzënë! Mamaja e dh*non derisa pëson ab*rt…

Financierja tregon se faturat i janë dorëzuar Ajolës dhe më pas të ardhurat janë depozituar në llogaritë bankare të subjektit “Harabel”. Ajo kujton se paratë e dorëzuara ishin zakonisht në kartëmonedha 500-euroshe, një praktikë që më pas është ndjekur edhe në shoqëri të tjera të lidhura si Arts Lab dhe Ava Studio, ku gjithashtu deklarimet dhe faturimet janë bërë sipas udhëzimeve të Xoxës.

LAJMI I FUNDIT  E frikshme! Tërmeti shkund zonën e stadiumit, panik i madh per njerezit

“Ajola më jepte lekët, unë prisja faturat sipas përshkrimit të saj dhe i depozitoja në llogaritë e këtyre shoqërive. Shumica e kartëmonedhave kanë qenë në prerje 500 euro”, thuhet në dëshminë që ndodhet në dosje.

SPAK thekson se deklarimet e bashkëpunëtores së drejtësisë mbështeten nga provat materiale dhe depozitimet bankare të kryera në llogaritë e subjekteve përkatëse. Sipas të dhënave zyrtare, në dy subjektet e lidhura me Ajola Xoxën janë depozituar gjithsej 102,203 euro në formë cash.

LAJMI I FUNDIT  E FUNDIT! Nami ne vend, disa te arrestuar, e rende ckane bere

Në dosje theksohet se janë identifikuar 50 kartëmonedha me prerje 500 euro dhe 1,406 të tjera me prerje 50 euro. Ndërkohë, qarkullimi i këtyre shumave të mëdha në para të thata konfirmohet gjithashtu edhe nga kontrolli i ushtruar në zyrat e Partners Law, një tjetër subjekt i përfshirë në hetim.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *