Skip to content

Rrèqethese do lòtoni, dalin momentet e fundit të Shpatit me djalin e tij në krahë/Video

Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Lajmin tronditës e kanë bërë të ditur familjarët, ndër ta edhe ish-bashkëshortja e tij, Selvija, e cila ka treguar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, vend ku ata po qëndronin për trajtimin shëndetësor të djalit të tyre.

Është vetë Selvija, ajo e cila ka shpërndarë edhe një video të Shpatit me djalin e tyre Roelin, derisa këngëtari e mban në krahë dhe e argëton.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Ilir Meta plas ”B*MBËN” E MADHE për “21 Janarin”: Jam gati të tregoj kush…

Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një ataku në zemër, ndan dhimbjen e saj për humbjen e tij.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, ajo tregon për vuajtjen, lodhjen dhe boshllëkun që la Shpati në jetën e familjes.

“Ndrove jetë nẽ krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i beheshin dokumentat në ltali, që të mund ta çonim sa me shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!
Sa të afert kemi qenë, sa bashkëpunues ne privatësine tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke te thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le ketu vetem, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat…
Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohen kur duart e tuai duheshin me shumë se kurrë.
Si t’ia shpjegoj Roelit qe babi nuk
është më?

LAJMI I FUNDIT  Qindra gjermanë pre e mashtrimit kompjuterik, SPAK shkatërron rrjetin me bazë në Tiranë: 353 mijë € dëm! Ekzekutohen 6 masa sigurie, 2 në kërkim
LAJMI I FUNDIT  LAJM I FUNDIT: SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut

Mẽ thoje gjithmonë se do tē mẽ doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta ne krahet e mi, pse ma kepute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet…
Allahu tē deshi pranë vetes por une mezi pres tē zgjohem nga gjumi dhe te jesh ketu për ne”, shkruan ajo.

Published inAktualitet