Skip to content

‘Gjysmë lakuriq, burrë e grua gjenden të vd*kur brenda në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shtëpi në Costa Blanca në Spanjë. Policia është duke hetuar për vdekjen e një çifti irlandez që u gjet ‘gjysmë i zhveshur’ në një pronë.

Oficerët bënë zbulimin tronditës pak pas orës 10 të mëngjesit, më 3 dhjetor, pas raportimeve nga një fqinj i shqetësuar.

Mediat e huaja shkruajnë se burri kishte një plagë në kokë, ndërsa gruaja, e cila thuhet se kishte shenja jete kur mori ndihmën e parë, kishte lëndime në gjoks dhe gjymtyrë. Por fatkeqësisht nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra.

LAJMI I FUNDIT  I ndjeri Shpat Kasapi bëhet ‘mollë sherri’ mes dy këngëtareve të njohura! Ja shkaku

Sipas analizave paraprake mjeko-ligjore, burri ka ndërruar jetë afërsisht një javë më parë. Gjithashtu thuhet se ata janë gjetur ‘gjysmë të zhveshur’.

Ndërkohë autoritetet përkatëse ende nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare, por pritet ta bëjnë këtë më vonë gjatë ditës së sotme.

LAJMI I FUNDIT  RAMA do DRIDHET!! Ja plani befasues qe ka pergatitur Berisha si g*ditje finale

Një burim i mirë informuar, ka zbuluar se policia dyshon se burri mund të ketë vdekur për shkaqe natyrore. Ai shton se gruaja përshkruhet në nivel lokal si me ‘kufizime’ dhe nuk ishte në gjendje që të kërkonte ndihmë.

LAJMI I FUNDIT  Meri Gjini PARALAJMERON/ Kujdes me lekët, ja shenja qe e KAP FATI, “e përkëdhelur” e yjeve

Megjithatë, burimi theksoi se skenarët alternativë nuk janë hedhur poshtë plotësisht. Nuk janë gjetur armë që do të sugjeronin qartë një incident të dhunshëm brenda shtëpisë.

Deri më tani viktimat nuk janë identifikuar dhe emrat e tyre pritet të bëhen publikë më vonë. Gjithashtu nuk dihet as mosha e tyre, si dhe nëse ishin vendas apo pushues.

Published inGames

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *