Skip to content

E fríkshme! Vendi ne gadishmëri, kjo pritet te ndodhe sot ne mbrëmje

Edhe pse kjo e hënë, më 24 nëntor, ka sjellë mot të kthjellët pas një jave me reshje intensive, situata pritet të përkeqësohet ndjeshëm në Vlorë pas orës 20:00 të mbrëmjes së sotme.

Mbrëmjen e sotme, sipas parashikimeve metereologjike Vlora do të përballet sërish me reshje të forta, çka i ka detyruar autoritetet të marrin masa emergjente për të shmangur përmbytjet, veçanërisht në zonat që historikisht preken nga dalja e lumenjve nga shtrati.

LAJMI I FUNDIT  ‘Nuk është tipi im’ Upps! Dolce ja "NGUL" prape, mohon sërish lidhjen me Edin!

Prefektura e Vlorës ka intensifikuar punën për pastrimin e kanaleve kulluese dhe ka vënë në operim të plotë hidrovorin e qytetit. Strukturat e emergjencave civile janë ripozicionuar në zonat problematike, sidomos në Novoselë, e cila javën e kaluar u prek nga dalja e lumit Vjosa.

Dallgë deri në 2.5 metra, pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla

LAJMI I FUNDIT  Detektivja nxjerr zbuluar ciftet! Ja orari kur tradhtojne me shpesh grate dhe kur burrat dhe si ta zbuloni

Autoritetet portuale njoftuan se në det të hapur dallgët do të arrijnë deri në 2.5 metra, duke detyruar pezullimin e lundrimit për anijet e vogla dhe ato të peshkimit. Mjetet po ankorohen në port deri në përmirësim të kushteve atmosferike. Ndërkaq, linjat e transportit ndërkombëtar, përfshirë itinerarin Vlorë–Brindisi, do të vijojnë funksionimin normal.

LAJMI I FUNDIT  LAJM I TRISHTE! U plagos pas sh*rrit 1 jave me pare me th*kë në zemër, NDËRRON JETË 15-vjeçari në QSUT

Probleme me energjinë dhe mjegull e dendur në Llogara

Një tjetër shqetësim mbetet furnizimi me energji elektrike në disa zona të qarkut. Ndërkohë, në majën turistike të Llogarasë është shfaqur mjegull e dendur, çka ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Për këtë arsye, drejtuesit po preferojnë të përdorin aksin e tunelit të Llogarasë, i cili momentalisht duket më i sigurt.

Published inGames

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *