Skip to content

Harrojeni shiun! Meteorologia ju PARALAJMERON per ate qe vjen keto dite pas shiut

Ditën e sotme, sinoptikania Lajda Porja ka treguar se si do të vijojë situata meteorologjike këtë javë?

Fillimisht Porja ka treguar se moti sot duket të jetë kthjelluar në disa zona të vendit dhe reshjet priten të jenë të pakta në vijimi e ditës. Kjo gjë është pozitive sipas sinoptikanes sepse me ndalimin e reshjeve, do të jetë e mundur që ujërat e grumbulluara nga shirat, do të tërhiqen nga zonat që janë shkaktuar përmbytje.

LAJMI I FUNDIT  Ashpërsohet përplasja mes banorëve të Thethit me forcat e policisë. Ndërhyjnë edhe përfaqësuesit e PD!

Sipas parashikimeve për ditën e nesërme, pritet të ketë vranësira. Do të ketë reshje të shumta në pjesën më të madhe vendit.

“Janë më pak në pjesën e parë të ditës, nga mesdita deri në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë rritje të intensitetit të reshjeve”- tregoi Porja.

LAJMI I FUNDIT  'Dosja e AKSHI-t vetëm fillimi', paralajmërimi i ish-prokurorit! Cilat jane dosje e tjera që trondisin dhe do të tregojnë lidhjet e...

Ajo gjithashtu shtoi se rrebeshet do të prekin zonën jugore dhe juglindore. Në zonat e thella malore priten reshje dëbore, duke parashikuar uljen e temperaturave deri në -2 gradë Celcius. Nga ana tjetër, nga dita e nesërme në vijim do të ketë një rritje të temperaturave.

LAJMI I FUNDIT  E bujshme! Nis lëvizja e re politike! Zbulohet takimi i fshehte, ja kush janë figurat e mëdha

Pjesa më e madhe e territorit do të përjetojë më shumë reshje shiu dhe dëbora do të izolohet në zona të thella malore. Të martën gjatë natës pritet të ketë reshje të rënduara, duke vijuar dhe gjatë ditës së mërkurë dhe pjesërisht ditën e enjte. Qarku i Shkodrës dhe i Lezhës pritet të mari një tjetër sasi të reshjeve.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *