Skip to content

Luftë me Ramën?! – PO NDODH TANI! Burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve

Një grup banorësh nga Mirdita janë nisur sot drejt Thethit, në një akt simbolik solidariteti me komunitetin e Shalës dhe Shoshit në Dukagjin, pas aksionit të fundit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike.

Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, iniciativa synon të japë një mesazh të qartë mbështetjeje për banorët vendas, duke sjellë në vëmendje sfidat e tyre në ruajtjen e jetesës, trashëgimisë dhe të drejtës për të jetuar në trojet e tyre historike.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët: Po s’e bërë do…

“Kur shteti kthehet në agresor, populli mbledh kanunin. Kryeministri shkon para votimeve për t’u thënë ‘i gëzofshi’ dhe më pas ua prish shtëpitë. S’ka pabesi më të madhe se kjo,” – deklaroi një nga qytetarët mirditorë që mori pjesë në këtë udhëtim.

LAJMI I FUNDIT  Kjo është MR*KULLIA më e mαdhe që ka ndοdhur në Kishën e Laçit

Ndërkohë, në Theth ishte i pranishëm edhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i cili përsëriti thirrjen që qeveria të dëmshpërblejë banorët për dëmet e shkaktuara nga prishjet. Ai e cilësoi aksionin si një goditje të padrejtë ndaj komuniteteve që kanë mbajtur gjallë turizmin dhe kulturën e veriut.

Banorët mirditorë vunë në dukje lidhjet historike dhe kulturore mes dy zonave, duke theksuar se Mirdita ka qenë gjithmonë krah për krah me pjesën tjetër të Veriut në kohë të vështira: “Sot rikonfirmojmë lidhjet e gjakut, të besës dhe të trashëgimisë me Dukagjinin.”

LAJMI I FUNDIT  SKANDALI – Veliaj nxjerr foton i buzeqeshur nga spitali, u tha se ka probleme te renda, por donte te takonte…

Kjo iniciativë solidariteti vjen menjëherë pas përfundimit të aksionit të IKMT-së në Theth, duke treguar se reagimi publik ndaj ndërhyrjes shtetërore në këto zona të ndjeshme vijon të jetë i fortë dhe emocional.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *