Skip to content

Kush janë vajzat e famshme që provuan jahtin e Tur Burrelsit dhe pse po zhdukin fotot

Ashtu siç ndodhi pas ekspozimit të lidhjeve me Vis Martinajn, tani ka nisur një valë e re pastrimi në rrjetet sociale, këtë herë me emrin e Artur Hoxhosmanit, të njohur ndryshe si “Turi i Burrelit”, që besohet se ka eklipsuar edhe figura të tilla si Eldi Dizdari, duke u shndërruar në një nga bosët më të fuqishëm të trafikut të kokainës në Evropë.

Prej tre ditësh, vajzat e showbizit shqiptar janë vënë në lëvizje, duke fshirë me nxitim fotot e postuara në jahtet e Turit në Dubai dhe në destinacione luksoze mesdhetare. Të paktën 15 figura të njohura të ekranit dhe rrjeteve sociale dyshohet se kanë qenë pjesë e “aventurave të jahtit”, duke shijuar luksin që, sipas hetimeve, mbështetej nga paratë e pista të trafikut ndërkombëtar të drogës.

LAJMI I FUNDIT  Efektivi dhunoi kamerierin në Vlorë, reagon nisma ‘Shqipëria Bëhet’: Shkarkim i menjëhershëm i policit, duhet reformim i thellë në polici

Nga Dubai në Mesdhe – udhëtimet e heshtura të bukurisë dhe luksit

Moderatore, këngëtare dhe modele të njohura, nëpërmjet postimeve që tani janë zhdukur, kishin ekspozuar pjesëmarrjen në jahtet e Hoxhosmanit — në Dubai, Monaco dhe vende të tjera elitare. Tur Burrelsi, siç njihej në rrethin e tij, ishte kthyer në një bazë jozyrtare “pritjeje” për vajzat e showbizit shqiptar, të cilat ktheheshin në Tiranë me status të ngritur dhe dhurata të majme.

Një prej moderatoreve më të njohura në ekran, sipas burimeve, udhëtoi vetëm për në Dubai rreth pesë vite më parë dhe thuhet se përveç “provës” së jahtit, përfitoi një shumë prej 150 mijë eurosh. Një tjetër figurë e ekranit, që ka qenë objekt i shantazhit me video intime, përflitet se ka qenë pjesë e rrethit disa herë.

LAJMI I FUNDIT  Bie komplet versioni i parë: Detaje të reja për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Fshirje llogarish, transferta të dyshimta dhe pastrim parash

Dy këngëtare të njohura janë përfshirë gjithashtu, njëra prej të cilave ka zhdukur gjurmët nga rrjetet sociale, ndërsa një moderatore me prirje të veçanta “spirituale” ka përfituar 1.6 milionë euro përmes një kompanie të dyshuar për pastrim parash. Origjina e këtyre fondeve dyshohet se lidhet drejtpërdrejt me grupin kriminal ndërkombëtar të vëllezërve Hoxhosmani, që ka shtrirë aktivitetin e tij në disa shtete të Evropës.

Lidhjet që trazojnë skenën publike

Në këtë rrjet të lidhjeve luksoze nuk mungojnë as emra nga politika. Kejda Ajazi, vajza e Majlinda Bregut – ish-ministre dhe aktualisht zyrtare në strukturat e BE-së – është përmendur si e dashura e Klevis Hoxhosmanit, i arrestuar nga SPAK në Palasë. Ndërkohë që zonja Bregu jepte leksione integrimi evropian, e bija pozonte mes luksit të Monacos dhe Dubait, në sfondin e një pasurie që prokuroria e lidh me trafikun ndërkombëtar të kokainës.

LAJMI I FUNDIT  Ja kur pritet të ndalojë shiu! Sapo u dha lajmi i madh - Behuni gati ne kete

Fshirja e fotove dhe heshtja publike e shumë prej emrave të përmendur vjen në një kohë kur SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj rrjeteve të pastrimit të parave nëpërmjet luksit, dhe kur lidhja mes botës së krimit, showbizit dhe elitës politike po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *