Zeqir Kordhoni ka reaguar në një studio televizive për kërcënimet dhe sherrin për mandatin me anë të një mesazhi
Sipas tij Adriatik Lapaj i ka gënjyer pasi pati premtuar se nëse koalicioni do të merrte vetëm një mandat do të jepte dorëheqjen
Mos mbajtja e premtimit shihet nga Kordhoni si një tallje të cilën ai nuk e pranon dot
Adriatiku na gënjeu Unë jam njeri i thjeshtë me 1000 halle por u angazhova në këtë fushatë se besova që po ndryshojmë Shqipërinë
Kur Adriatiku na dha llafin që po morëm vetëm një mandat do jap dorëheqjen e besova
Kam dalë në diell e shi mblodha firma shpërndava fletëpalosje organizova takime kam ndejt pa gjumë në numërim për të ruajtur votat vetëm që të fitonim
Siç kisha dhënë llafin në 11 Maj firmosa dorëheqjen
Por kur pashë që Adriatiku u fsheh dhe nuk po e mbante fjalën u ndjeva i përdorur
Unë s’jam kalama që të tallet njeri me mua
Unë nuk ha bar
Kur shkova në KQZ Adriatiku në vend që të reflektonte u soll si gangster
Unë nuk dua të bëhem deputet por nuk mund të më shkelë njeri me këmbë
Adriatiku dhe të gjithë ta kuptojnë se nuk mund të tallen me njerëzit kështu
O thuaje fjalën dhe mbaje ose e dini vetë
komentoi Kordhoni në “Off the Record” në A2 CNN

Be First to Comment