Skip to content

Gazetarja ‘shókon’ me postimin pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit (Foto)

Ndërsa bota e artit është në zi pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, gazetarja dhe panelistja Paulina Nushi ka bërë një reagim kritik, duke ndarë me publikun një arsye personale pse e kishte humbur respektin për artistin e ndjerë.

Paulina Nushi bëri një postim në Facebook, ku shpjegoi se qëndrimi i saj kritik buronte nga një intervistë e vjetër e këngëtarit, ku ai fliste për dhunën ndaj grave.

LAJMI I FUNDIT  Bie komplet versioni i parë: Detaje të reja për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Ajo shkroi: “Respektin për Shpat Kasapin e kam humbur kur është deklaruar se e ka rrahur ish të dashurën e vet.”

Më tej, ajo e kritikoi hapur mendësinë e këngëtarit, duke u shprehur: “Madje në një intervistë kur pyetet a e ka rrahur thote e ka sos, pra mendesia e tij ka qene mendesi e burrave shqiptare qe e promovojne ne raste te caktuara edhe arsyetohet dhuna ndaj grave, madje pa shfaqur pendese as edhe njehere ne te gjitha paraqitjet e tij.”

LAJMI I FUNDIT  Nuk do ta besoni sa te PASUR do te behen ne Vitin 2026 keto 4 shenja te horoskopit
LAJMI I FUNDIT  Dhjetori sjell nje lajm B*MBE per vetem 2 Shenja! Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat më të ndikuara

Megjithatë, pavarësisht kritikës për të shkuarën e tij, ajo e mbylli postimin me ngushëllime për humbjen e jetës së tij.

“Gjithsesi lajmi për vdekjen e tij më tronditi, sepse është shuar një jetë e re, një baba dhe djali i dikujt. Ngushëllime familjes,” përfundoi ajo.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *