Skip to content

Namiiii! Policia b*stis shërbimin diplomatik të BE-së e Kolegjin e Europës, arr*stohet Federica Mogherini, mike e Rames

Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel të martën, së bashku me Kolegjin e Evropës në Bruges dhe shtëpi private, si pjesë e një hetimi mbi keqpërdorimin e dyshuar të fondeve të BE-së. Euroactiv raporton duke iu referuar njerëzve të njohur me hetimin dhe dëshmitarëve, se bastisje u zhvilluan në të gjithë Belgjikën në orët e para të mëngjesit.

LAJMI I FUNDIT  “Prîsni Daten 26…”/ 3 shenjat e Zòdiakut më me FAT - Miliona ju Presín dhe Shèndetin do e keni në

Policia sekuestroi dokumente dhe arrestoi tre persona për t’i marrë në pyetje nën dyshimin për mashtrim me prokurimin, korrupsion dhe konflikt interesi kriminal.

Sipas mediave ndërkombëtare në mesin e të arrestuarve është edhe rektorja e kolegjit të Europës Federica Mogherini.

Rreth 10 oficerë të veshur me rroba civile hynë në selinë e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) në orën 7:30 të mëngjesit të së martës, tha një dëshmitar okular. Një zyrtar tjetër i BE-së nga shërbimi diplomatik i BE-së konfirmoi bastisjen.

LAJMI I FUNDIT  Trump nje tjeter paralajmerim qe po dridh boten: Së shpejti fillojmë sul...

Hetimi penal filloi pas akuzave se EEAS dhe Kolegji i Evropës, shkolla prestigjioze e trajnimit pasuniversitar për eurokratët, keqpërdorën paratë publike të BE-së në vitet 2021 dhe 2022, sipas katër personave me njohuri për hetimin.

LAJMI I FUNDIT  Vlorë/ Një 27-vjeçar nga fshati Risili plagoset me thikë në bark

Bastisjet janë skandali i fundit i madh që godet institucionet e BE-së dhe do të shtojnë presionin mbi Kolegjin e Evropës dhe rektoren e tij, Federica Mogherini, e cila dikur drejtonte EEAS-in dhe filloi një mandat të dytë pesëvjeçar në Bruges këtë vit. (A2 Televizion)

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *