Është e zakonit në traditën shqiptare që pas varrimit, familja që ka pësuar fatkeqësinë të shtrojë një drekë për miqtë, të afërmit, shokë apo njerëz të tjeshtë. Një traditë kjo e trashëguar brez pas brezi.
Pak kohe me pare, ne profilin e tij zyrtar, Agim Xhafka një nga personazhet më viral në rrjet ka bërë një status “provokues” ku shkruan: “Në varrim 30 vetë. Në drekën e varrimit 150 vetë. Barku u shplaftë!”, duke nxitur kështu debat.
Ajo që vihet re nga komente të ndjekësve të tij në ‘rrjetet sociale’ është se konstatimi i Xhafkës nuk është thjeshtë një perceptim i tij, por kohëve të fundit raste të tilla janë shtuar shumë.
Vetë Xhafka tek sa i përgjigjet njërit prej komentuesve thotë se kjo është 100% e vërtetë.
Kjo lloj sjelljeje sigurisht që mund të vijë edhe nga varfëria ose mund të jetë një objekt për studim nga sociologët,
por për sa I përket varfërisë shqiptarët më parë nuk kanë qenë të pasur, ndërsa në raste të tilla reflektonin më shumë dinjitet, kur edhe pse kishin shërbyer nuk bënin “hyxhim” në drekën e varrimit.

Be First to Comment