Bota – TODAY NEWS

Nëna dhe gruaja i morën jetën duke e copëtuar djalin e saj! Arsyen s’do ta besoni dot
Një krim i përmasave tronditëse ka shokuar Italinë dhe opinionin publik ndërkombëtar. Lorena Venier, 62 vjeç, ka pranuar para prokurorit se ka vrarë dhe copëtuar të birin, Alessandro Venier, së bashku me bashkëshorten e tij, Marilyn Castro Monsalvo, 30 vjeçe.

Sipas mediave italiane, avokati i Lorena Venier, Giovanni De Nardo, konfirmoi se klientja e tij ka pranuar krimin, duke qenë dukshëm e tronditur nga egërsia e aktit.

“Isha unë dhe di që ajo që bëra është e tmerrshme,” – ka deklaruar ajo para autoriteteve, duke marrë përgjegjësinë e plotë për ngjarjen.

Sipas hetuesve, vrasja ka ndodhur më 25 korrik, në mbrëmje, në banesën familjare, ku më pas trupi i Alessandro-s u copëtua dhe u fsheh në një kosh plastik në bodrumin e shtëpisë, i mbuluar me gëlqere për të penguar përhapjen e erës së rëndë.

Hetimet vazhdojnë – edhe nusja nën hetim

Ndërkohë, edhe Marilyn Castro, bashkëshortja e viktimës, e cila në fillim u raportua si viktimë, është nën hetim për përfshirje në vrasje.

Sipas avokates së saj, Federica Tosel, klientja është në një gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka bërë ende deklaratë për shkak të mungesës së qasjes në dosjen hetimore. Avokatja theksoi se Marilyn ka nevojë për mbështetje, veçanërisht për faktin se është nënë e një foshnje gjashtëmuajshe, e cila aktualisht ndodhet në kujdesin e shërbimeve sociale.

Tensionet familjare, pista e konfliktit

Burime nga hetimet tregojnë se atë mbrëmje kishte pasur një përplasje të fortë verbale mes të treve – Lorena, Marilyn dhe Alessandro – lidhur me mospërfshirjen e tij në detyrat shtëpiake dhe tensionet e vazhdueshme brenda familjes. Megjithatë, autoritetet nuk kanë zbuluar ende motivin e saktë dhe po presin rezultatet e autopsisë dhe analizave toksikologjike për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe kronologjinë e ngjarjes.

Ngjarja ka shkaktuar një reagim të fortë në opinionin publik, për shkak të dhunës ekstreme brenda një familjeje dhe mënyrës makabre të fshehjes së trupit. Prokuroria vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pritet një ekspertizë e thelluar psikologjike për të dy gratë e përfshira.

Momenti i frikshëm kur tërmeti me magnitudë 8.8 ballë godet Kamçatkën
Një qytetar ka filmuar momentin dramatik kur tërmeti me magnitudë 8.8 ballë goditi Gadishullin Kamçatka, në Lindjen e Largët të Rusisë. Videoja, e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale dhe mediat ndërkombëtare, dokumenton çastet e panikut gjatë lëkundjeve të fuqishme.

Pamjet tregojnë:

•	Mobilje që lëkunden dhunshëm

•	Mure që dridhen fort

•	Njerëz që dalin me nxitim nga banesat dhe ambientet e brendshme

Lëkundjet kanë qenë aq intensive sa disa persona kanë humbur ekuilibrin, ndërsa në sfond dëgjohen thirrje paniku.

Tërmeti, i cilësuar si më i fuqishmi në rajon që nga viti 1952, ka shkaktuar dëme materiale dhe ka detyruar autoritetet të aktivizojnë alarmin për cunami në disa shtete përreth Oqeanit Paqësor.

Tërmeti 8.8 ballë godet Kamchatkën në Rusi! Shkakton cunami, dallga deri në 4 metra! Evakuime në Hawaii dhe Japoni (VIDEO)
Një tërmet shumë i fuqishëm, me magnitudë 8.8 ballë, ka goditur sot zonën pranë brigjeve të Gadishullit Kamçatka në Rusi, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale. Pas lëkundjeve, autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për cunami në disa shtete përfshirë Rusinë, Japoninë, Guamin, Hawaiin dhe Alaskën.

Sipas Institutit Rus të Gjeofizikës, ky është tërmeti më i fortë që prej vitit 1952. Epiqendra ndodhej 119 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky, në një thellësi prej 20.7 kilometrash. Vetëm gjysmë ore pas tërmetit, janë regjistruar edhe dy pasgoditje të tjera, një me magnitudë 7 ballë dhe tjetra 6.5.

Valë cunami dhe evakuime në masë

Në rajonin Yelizovsky të Kamçatkës, janë regjistruar valë cunami deri në 4 metra, ndërkohë që disa persona kanë mbetur të plagosur. Guvernatori lokal, Vladimir Solodov, deklaroi se ky ishte “tërmeti më i fortë në dekada” dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg bregdetit, duke ndjekur udhëzimet zyrtare të dhëna përmes altoparlantëve.

Në Japoni, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm në pjesën më të madhe të bregdetit lindor. Valë cunami deri në 1 metër priten në Hokkaido, ndërsa lartësi më të ulëta janë parashikuar në Shikoku, Okinawa dhe pjesë të tjera të arkipelagut.

Qendrat e paralajmërimit të cunamit në SHBA kanë raportuar se valët e para kanë mbërritur në Ishujt Aleutian në Alaskë, me valë 30 cm mbi nivelin e baticës.

Autoritetet në të gjitha vendet e prekura janë në gatishmëri të lartë, ndërsa zhvillimet po monitorohen në kohë reale nga agjencitë gjeologjike dhe emergjencave civile.

TRAGJEDI E MADHE, Avioni rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë, asnje i mbijetuar (FOTO)
Një aksident ajror tragjik ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm në autostradën Ospitaletto-Montichiari (e njohur si Corda Molle) në provincën e Brescias, Itali. Një avion i vogël është rrëzuar në njërën nga dy korsitë e rrugës, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, një çift nga Milano: Sergio Ravaglia dhe Anna Maria De Stefano.

Pamjet tronditëse të ngjarjes janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.

Avioni, që ishte ngritur nga Gragnano Trebbiense (në provincën e Piacenzës), humbi lartësinë dhe, pasi ra në tokë, shpërtheu në flakë mes makinave që po kalonin në autostradë. Çifti që ndodhej në bord nuk pati asnjë mundësi shpëtimi – ata u dogjën brenda mjetit fluturues.

I mbijetuari: “Jam mirë, por isha në shok”

Një 56-vjeçar, i cili po udhëtonte me makinën e tij tip Mazda drejt Venecias, i mbijetoi mrekullisht përplasjes. Edhe pse automjeti i tij u dëmtua pasi u godit nga pjesë të avionit, ai u ndihmua menjëherë nga kalimtarë të rastësishëm. “Jam mirë”, u tha ai i tronditur, ndërsa ndodhej në gjendje shoku.

Dëshmitar: “Nëse do të përpiqej të kthehej, do më godiste mua”

Enzo Bregoli, një tjetër drejtues mjeti që ndodhej pranë vendit të ngjarjes, tregoi për mediat italiane se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash:

“Kisha filluar të ngadalësoja. Pashë një avion që vinte nga e djathta. Fluturonte ulët, por nuk dukej në telashe. Pastaj, papritur, nisi të bjerë – 30, 20 metra… Dhe e pashë teksa rrotullohej e binte drejt e në rrugë, me hundën përpara. U përplas dhe menjëherë shpërtheu në flakë. Nëse do të ishte kthyer pak, do të më godiste mua.”

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit, ndërsa pritet që një analizë teknike e avionit dhe komunikimeve të fundit me kontrollin ajror të ndihmojë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.

TRAGJEDI NE RRUGE, humbin jetën 9 persona nga perplasja e forte e makinave, mes tyre edhe dy fëmijë
Një aksident tragjik rrugor ka tronditur të dielën perëndimin e Ekuadorit ku në përplasjen ballë për ballë mes një kamioni dhe një makine humbën jetën nëntë persona ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë

Sipas raportimeve të mediave lokale viktimat përfshijnë edhe dy fëmijë të mitur të moshës gjashtë dhe njëmbëdhjetë vjeç duke e bërë këtë ngjarje edhe më të dhimbshme për opinionin publik

Ngjarja ndodhi në një segment rrugor jashtë zonave urbane dhe sipas autoriteteve hetimore dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shkelja e korsisë nga njëri prej drejtuesve të mjeteve

Dyshimet tona kryesore janë për një hyrje të gabuar në korsi por hetimet do të konfirmojnë dinamikën e saktë deklaroi Juan Carlos Martillo një prej hetuesve kryesorë të Komisionit të Trafikut Ekuadorian gjatë një konference për shtyp

Martillo shtoi se numri i madh i viktimave nxit dyshime të forta se njëri nga automjetet më shumë gjasa automjeti i vogël ka qenë i mbingarkuar me pasagjerë një praktikë që për fat të keq nuk është e rrallë në disa zona të vendit

Aksidentet rrugore janë një plagë e rëndë për Ekuadorin duke përbërë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në vend

Të dhënat zyrtare të publikuara nga autoritetet e trafikut tregojnë një bilanc alarmant vetëm gjatë periudhës janar–maj 2025 janë regjistruar 4756 aksidente të cilat kanë rezultuar me 565 viktima

Statistikat e vitit të kaluar janë edhe më shqetësuese me mbi 2300 humbje jete në rrugët e vendit më shumë se një e treta e të cilave i atribuohet drejtpërdrejt mungesës së përvojës shpejtësisë së paarsyeshme dhe pakujdesisë së shoferëve

Ky aksident i rëndë ka rikthyer në qendër të debatit publik nevojën për rritjen e kontrolleve rrugore rishikimin e kushteve teknike të mjeteve dhe forcimin e edukimit të drejtuesve të automjeteve për të frenuar tragjedi të tilla që marrin jetë të pafajshme në mënyrë të parakohshme

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe institucionale që mund të kenë ndikuar në këtë ngjarje të rëndë

BE bllokon blerjet nga TEMU?! Ja cfare do ndodhe ne Shqiperi
Komisioneri i Drejtësisë në Bashkimin Europian Michael McGrath ka ngritur alarmin për rreziqet që paraqesin disa produkte të shitura në platformat kineze Shein dhe Temu duke paralajmëruar masa të forta për mbrojtjen e konsumatorëve europianë

Sipas mediave të huaja disa prej produkteve të shitura përmes këtyre platformave rezultojnë të jenë në shkelje të hapur të ligjeve të BE-së dhe në shumë raste përbëjnë rrezik real për shëndetin sidomos për fëmijët

Rastet më shqetësuese përfshijnë qetësues për foshnja me rruaza që mund të shkëputen lehtësisht duke rritur rrezikun për mbytje rroba për fëmijë që përmbajnë kimikate të ndaluara syze dielli pa mbrojtje UV dhe produkte kozmetike me përbërës të rrezikshëm që dëmtojnë fertilitetin

McGrath paralajmëron se do të përforcohet kontrolli ndaj platformave të shitjes online ndërkohë që propozohet heqja e kufirit doganor prej 150 euro dhe vendosja e tarifave për çdo pako që hyn në BE pavarësisht vlerës së saj

Sipas tij kjo është mënyra e vetme për të frenuar rrjedhën e pakontrolluar të mallrave të rrezikshme dhe për të mbrojtur tregun europian nga konkurrenca e padrejtë

Duhet të mbrojmë konsumatorët dhe të garantojmë kushte të barabarta për bizneset tona u shpreh Komisioneri

Ai pritet të diskutojë këtë çështje direkt me autoritetet kineze

Shein ka reaguar duke deklaruar se po investon 15 milionë dollarë këtë vit për përmirësimin e standardeve të sigurisë dhe se ka larguar 500 shitës që kanë shkelur rregullat

Temu deri më tani nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar

Pas këtij vendimi të BE pritet që edhe Shqipëria të ndërmarrë hapa ndaj kompanive në fjalë si një vend që aspiron për të hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE

VIDEO SHOKUESE – 50 të vdekur nga flakët! Njerëzit të ngecur në tarracë kërkojnë ndihmë të dëshpëruar!
Një zjarr shkatërrues ka përfshirë një ndërtesë shumëkatëshe tregtare në qytetin Kut të Irakut, duke shkaktuar një bilanc tragjik me rreth 50 viktima dhe të plagosur. Ngjarja ndodhi gjatë natës dhe ka tronditur thellë komunitetin vendas, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.

Flakë në mesnatë dhe panik në qendër tregtare

Zjarrfikësit janë përballur me një situatë kaotike në “Kut Hypermarket”, ku flakët përfshinë me shpejtësi të gjithë ndërtesën, duke zënë brenda dhjetëra persona. Disa prej tyre ishin në tarracë, të bllokuar mes tymit dhe temperaturave përvëluese, ndërsa thërrisnin për ndihmë.

Në videot amatore të publikuara online, duken qartë momentet dramatike: ndërtesa në flakë, njerëz që tentojnë të shpëtojnë dhe ekipe shpëtimi që përpiqen të depërtojnë në brendësi për të nxjerrë të mbijetuarit.

Bilanci i rëndë dhe pyetjet që ngrihen pas tragjedisë

Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të autoriteteve dhe ekipit të emergjencës, dëmet janë të mëdha dhe numri i viktimave është ende në rritje. Autoritetet lokale kanë njoftuar se hetimet janë në vijim për të zbardhur shkaqet e zjarrit, që ende mbeten të paqarta.

Ngjarja ka rikthyer në fokus problemet serioze që lidhen me masat e sigurisë në objektet publike në Irak, sidomos ato që frekuentohen nga shumë njerëz. Standardet e mbrojtjes nga zjarri, rrugët e emergjencës dhe reagimi i shpejtë i institucioneve përbëjnë tashmë pjesë të debatit publik pas kësaj tragjedie.

Tragjike, 2-vjeçari vdes nga dhuna dhe keqtrajtimi, gjyshërit fajtorë për vrasje
Një histori e rëndë nga Uellsi ka tronditur opinionin publik britanik dhe më gjerë: një djalë vetëm dy vjeç, Ethan Ives-Griffiths, humbi jetën në mënyrë tragjike pas një periudhe të gjatë abuzimi të përsëritur në shtëpinë e gjyshërve të tij, në zonën Flintshire, më 14 gusht të vitit 2021.

Hetimet kanë zbuluar një realitet të dhimbshëm dhe një zinxhir dështimesh institucionale që lejuan këtë fatkeqësi të ndodhte. Kur Ethan u dërgua në spital, mjekët konstatuan se ai ishte në një gjendje alarmante: i dobësuar, i dehidratuar rëndë dhe me mbi 40 shenja dhune në trup – përfshirë mavijosje, prerje dhe plagë të hapura. Ndërsa trupi i tij luftonte për të mbijetuar, ai kishte pësuar një dëmtim të rëndë në kokë që u bë fatal.

Pas hetimeve të thelluara dhe gjykimeve që zgjatën për muaj të tërë, u shpallën fajtorë gjyshi dhe gjyshja e tij – Michael dhe Kerry Ives – për vrasje dhe për keqtrajtim ekstrem të një të mituri. Nëna e fëmijës, Shannon Ives, u dënua për neglizhencë të rëndë që çoi në vdekjen e të birit.

Në sallën e gjyqit u shfaqën pamje tronditëse nga kamerat e sigurisë së vendosura brenda banesës, ku Michael shihej duke ushtruar dhunë të përsëritur ndaj vogëlushit – skena që dëshmojnë për një realitet të përditshëm dhune dhe frike në atë shtëpi.

Por më tragjikja është se kjo nuk ishte një histori e fshehur. Ethan ishte pjesë e një programi zyrtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe duhej të kontrollohej çdo 10 ditë nga shërbimet sociale. Megjithatë, në ditët e fundit të jetës së tij, punonjësit socialë nuk u lejuan të futeshin në shtëpi – dhe nuk u mor asnjë veprim për të kuptuar se çfarë po ndodhte brenda.

Rasti ka shkaktuar reagime të ashpra në publik dhe ka nxitur thirrje për hetime të thelluara mbi funksionimin e shërbimeve sociale, që në këtë rast dështuan ta mbrojnë një fëmijë që duhej të ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Sot, historia e Ethan-it qëndron si një simbol i hidhur i asaj që ndodh kur sistemi i mbrojtjes dështon në misionin e tij më bazik: të mbrojë të pafajshmit.

LAJM I FUNDIT – Fundi i luftës në Ukrainë? Moska njofton verdiktin: Kemi vendosur …
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se Rusia mbetet e gatshme për negociata me Ukrainën, por theksoi se do t’i duhet kohë për të shqyrtuar me kujdes deklaratat e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas Peskov, deklaratat e Trump – i cili i ka dhënë Rusisë një afat 50-ditor për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke paralajmëruar njëkohësisht mbështetje të re ushtarake për Kievin – janë të rëndësishme dhe meritojnë analizë serioze. Ai shtoi se nëse Presidenti Putin e sheh të arsyeshme, do të ketë një reagim zyrtar nga ana e tij.

Zëdhënësi rus kritikoi gjithashtu qëndrimet e Uashingtonit dhe aleatëve të NATO-s, duke i cilësuar ato si sinjale që mund të inkurajojnë vazhdimin e luftës, në vend që të nxisin dialogun dhe paqen.

Megjithatë, Peskov la të hapur derën për një raund të tretë bisedimesh me Ukrainën, duke kujtuar se dy takimet e mëparshme – përfshirë atë në Stamboll – nuk kanë sjellë rezultate konkrete. “Rusia është e gatshme të dëgjojë çdo propozim serioz nga pala ukrainase,” tha ai.

Nga ana tjetër, Trump, që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, ka theksuar disa herë synimin e tij për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje midis Moskës dhe Kievit. Ndonëse më parë ka pasur marrëdhënie të ngushta me Putinin, ai tani ka ndryshuar tonin, duke kritikuar refuzimin e Rusisë për të pranuar idetë e tij për armëpushim.

Gjatë një konference të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditëve, SHBA do të vendosë masa ndëshkuese ekonomike ndaj vendeve që mbështesin Moskën.