Skip to content

Biznesmeni kerkohej per 3 miliarde leke, por bie ne prangat e policise rastesisht, ishte i dehur (Emri)

Një 32 vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për dëm në vlerën e 3 miliardë lekëve të vjetra, dy vite më parë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Sukthit. Biznesmeni Alfred Dumi ishte në kërkim por lëvizte i lirë, derisa është përfshirë në aksident.

Menjëherë pas njoftimit për një aksident rrugor, në Sukth, ku një automjet ishte përplasur me disa pemë, shërbimet e Policisë Rrugore shkuan në vendngjarje, për të kryer veprimet procedurale të nevojshme.

LAJMI I FUNDIT  SHQIPËRIA NË ALARM – Ministri i Mbrojtjes jep njoftimin urgjent

Në vijim, iu bë test alkooli, drejtuesit të automjetit, shtetasit Alfred Dumi, 32 vjeç, rezultat i të cilit, herën e dyte ishte 1.29 mg/l.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Tiranës, në vitin 2024, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

LAJMI I FUNDIT  Supreme Court Rules on ‘Emergency Request’ from Trump Admin

“I ndaluari, para 3 vjetësh, lëshoi fatura fiktive te subjekti tregtar që administronte, me qëllim shmangien e TVSh-së. Subjekti i 32-vjeçarit dhe 12 të tjera, duke shmangur detyrimin tatimor, i shkaktuan shtetit, 300.000.000 lekë dëm”, njofton Policia e Durrësit.

Në vitin 2022, viznesmeni Alfred Dumi ka administruar një subjekt, për llogari të të cilit janë lëshuar fatura fiktive, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

LAJMI I FUNDIT  'SO ANXIOUS' Kylie Jenner ‘wants to go to the Oscars’ with Timothee Chalamet but may not attend for 2 heartbreaking reasons

Nga aksidenti u dëmtua lehtë, pasagjeri në automjetin që drejtonte 32-vjeçari. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Alfred Dumi u vu në pranga dhe do t’i dorëzohet Policisë së Tiranës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Ndërkaq, materialet procedurale në lidhje me aksidentin në Sukth iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale.

Published inADVENTUREAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *