Skip to content

Afati i fundit mbaroi, kryeministri Rama del me njoftim zyrtar — ja çfarë do të ndodhë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e një operacioni të gjerë për lirimin e hapësirave publike duke filluar nga 1 gushti, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetesës urbane dhe për ta çuar më tej zhvillimin turistik të vendit.

“Ambicia jonë është të bëhemi kampionë të Ballkanit në turizëm,” u shpreh ai, duke theksuar se hapësirat publike duhet t’u rikthehen qytetarëve.

Një nga pikat kyçe të kësaj nisme është lirimi i trotuareve, të cilat sipas Ramës, nuk do të tolerohen më si hapësira të pushtuara nga biznese apo individë.

LAJMI I FUNDIT  LIVE- Qindra gjermanë pre e mashtrimit kompjuterik, SPAK shkatërron rrjetin me bazë në Tiranë: 5 në pranga, 3 arrest shtëpie dhe 2 në kërkim! 356 mijë euro dëm

“Nuk do të lejohet më asgjë selektive. Dikush mund të përpiqet të mbyllë sytë, por nuk do të tolerohet. Ky është një proces që kërkon bashkëpunim mes komunitetit dhe autoriteteve.”

Për të mbështetur këtë nismë, do të ngrihet edhe ‘Portali: Hapësira Ime’, ku qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë raste abuzimi me hapësirat publike.

Rama theksoi se kjo nuk është një fushatë ndëshkuese ndaj bizneseve, por një proces i koordinuar për vendosjen e rregullit dhe respektimin e jetës së përbashkët:

“Nuk është ideja ‘hajde t’i ndëshkojmë’. Gjithçka do të hiqet, hap pas hapi, në bashkëpunim me komunitetin.”

LAJMI I FUNDIT  Si dy engjëj/ Del fotoja, këto janë dy vëllezërit e mitur që u mbytën në lumin e Shkumbinit

Ftesë për legalizim të parkimeve private të paligjshme

Në fund të deklaratës, Rama iu drejtua edhe pronarëve të tokave private që janë kthyer në parkime të paligjshme, duke i ftuar të ndjekin rrugën ligjore:

“Ata që kanë prona të tilla janë të ftuar të aplikojnë për leje ndërtimi dhe të ndërtojnë parkime me 2 apo 3 kate, që mund të jenë godina të bukura dhe funksionale.”

Ai paralajmëroi se ndëshkimet për ata që vazhdojnë të abuzojnë me hapësirat do të jenë të forta:

LAJMI I FUNDIT  Furnizimi me ujë 24 orë në ditë, ende një premtim i largët, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

“Ndëshkimet do të jenë të tilla që askujt të mos i shkojë mendja të nisë sërish të njëjtën lojë.”

Ndërhyrjet kanë nisur në zona problematike si ‘21 Dhjetori’ dhe ‘Komuna e Parisit’, ku përveç pastrimit të hapësirave, do të zbatohen projekte të reja urbanistike për krijimin e mjediseve publike më të denja dhe funksionale për qytetarët.

Kjo iniciativë synon jo vetëm rregullimin e territorit, por edhe një transformim të kulturës urbane, duke vendosur një standard të ri bashkëjetese në hapësirat e përbashkëta.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *