Skip to content

Gazetarja ‘shókon’ me postimin pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit (Foto)

Ndërsa bota e artit është në zi pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, gazetarja dhe panelistja Paulina Nushi ka bërë një reagim kritik, duke ndarë me publikun një arsye personale pse e kishte humbur respektin për artistin e ndjerë.

Paulina Nushi bëri një postim në Facebook, ku shpjegoi se qëndrimi i saj kritik buronte nga një intervistë e vjetër e këngëtarit, ku ai fliste për dhunën ndaj grave.

LAJMI I FUNDIT  Del ‘Plani i fshehtë’ i Edi Ramës. Do shkrihen bashkite? Ja kush do jene Rajonet dhe bashkitë e reja

Ajo shkroi: “Respektin për Shpat Kasapin e kam humbur kur është deklaruar se e ka rrahur ish të dashurën e vet.”

Më tej, ajo e kritikoi hapur mendësinë e këngëtarit, duke u shprehur: “Madje në një intervistë kur pyetet a e ka rrahur thote e ka sos, pra mendesia e tij ka qene mendesi e burrave shqiptare qe e promovojne ne raste te caktuara edhe arsyetohet dhuna ndaj grave, madje pa shfaqur pendese as edhe njehere ne te gjitha paraqitjet e tij.”

LAJMI I FUNDIT  Lapaj ka “asin nën mëngë”/ Zbulohet “gruaja” që i “vjedh” mandatin dajës së Shabanit
LAJMI I FUNDIT  Po vjen ‘t*rmeti’ në Politikën Shqiptare! Eksperti zbulon detajet: Po behen gati g*ditjet e fuqishme, ja cfare eshte gatuar

Megjithatë, pavarësisht kritikës për të shkuarën e tij, ajo e mbylli postimin me ngushëllime për humbjen e jetës së tij.

“Gjithsesi lajmi për vdekjen e tij më tronditi, sepse është shuar një jetë e re, një baba dhe djali i dikujt. Ngushëllime familjes,” përfundoi ajo.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *