Skip to content

Tragjedi në lumë: 40-vjeçari (EMRI) humb jetën pas rrjedhës së fuqishme

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Mlizë në Njësinë Administrative Gjinar, Elbasan, ku rreth 40-vjeçari Florian Tahiri ka humbur jetën tragjikisht, pasi u rrëmbye nga rrjedha e përroit që kalon pranë fshatit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa Tahiri dyshohet se po kalonte urën në momentin kur u mor nga prurjet e shtuar të ujit. Pasi ai nuk u kthye në shtëpi në drekë, familjarët dhanë alarmin dhe nisën kërkimet përgjatë shtratit të përroit.

LAJMI I FUNDIT  Mos e ngaterroni me gjoben! Letra në dorezën e makinës, truku i ri i h*jdutëve, ja hilja e frikshme
LAJMI I FUNDIT  Thashetheme plot në Tiranë se ai e tr*dhton? A është xheloze për Luizin? Ja si përgjigjet Kiara

Pamjet e kamerave të disa bizneseve pranë zonës kanë fiksuar momentet kur 40-vjeçari është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit, duke ndihmuar grupet e kërkimit në përcaktimin e drejtimit të lëvizjes së trupit.

LAJMI I FUNDIT  Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do bejne lek te papare se shpejti: Do ju cmend cju ndodh pas 3 dhjetorit

Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës nga ekipet e zjarrfikësve dhe strukturat e emergjencave civile të Elbasanit. Trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth 1 kilometër larg urës ku dyshohet se ndodhi aksidenti.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *