Skip to content

E FUNDIT! Nami ne vend, disa te arrestuar, e rende ckane bere

Policia e Lezhës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kapën shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që ai do të procedohet në gjendje të lirë.

LAJMI I FUNDIT  Lajm tr*gjik! Ndërron jetë në moshë të re infermierja nga Vlora, dalin detajet e dh*mbshme

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 20 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 25-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 29 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e tij, në qytetin e Shëngjinit, iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

LAJMI I FUNDIT  Plas keq në PD, demokratët akuzojnë Belind Këlliçin si njeri të Belinda Ballukut, zbardhet misteri i molotovëve te…

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L., 19 vjeç, banues në Lezhë, pasi në qytetin e Lezhës, ka aksidentuar një shtetase 15 vjeçe. Ajo po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

LAJMI I FUNDIT  Zbulohet amaneti i fundit i Shpat Kasapit në ceremoninë m*rtore! Motra e tij ben deklaraten e FORTE

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *