Skip to content

Institucione të drejtësisë kundër draftit të Kodit të ri Penal/ Rama: Mos bëni deklarata qesharake, uluni me grupet e ekspertëve! Do marrë vulën e Brukselit

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debatit publik që ka shpërthyer për Draftin e ri të Kodit Penal, veçanërisht pas kundërshtive të shprehura nga shoqatat e gazetarëve dhe institucionet e drejtësisë. Në një reagim në platformën X (ish-Twitter), kreu i qeverisë theksoi se procesi i hartimit është kryer nga ekspertë të fushës, ndërsa palët e tjera, përfshi organizatat dhe institucionet, janë palë të përfshira, jo bashkëhartues të draftit.

LAJMI I FUNDIT  Nuk do ta besoni sa te PASUR do te behen ne Vitin 2026 keto 4 shenja te horoskopit

“Të mos bëjnë deklarata qesharake”

Duke iu referuar reagimeve nga organet e drejtësisë, Rama kërkoi dialog profesional, duke e cilësuar të papranueshme sjelljen e tyre në media. “Mos bëni deklarata qesharake. Uleni me ekspertët dhe diskutoni konkretisht ndryshimet e nevojshme”, shkroi ai.

LAJMI I FUNDIT  “Çmendet” 44-vjeçari në Durrës, futet në lokal me sëpatë dhe tenton të godasë dy persona

Proces me konsultim të gjerë dhe verifikim nga BE

Rama theksoi se drafti do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi me të gjitha palët e interesuara, përfshi Qeverinë, median, shoqërinë civile, institucionet e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë. Në përfundim, Drafti do t’i dorëzohet Komisionit Europian për vlerësim, pa të cilin, sipas tij, Kodi i ri nuk do të kalojë në Kuvend.

LAJMI I FUNDIT  TRONDITESE, Gjysh dhe baba i të njëjtit fëmijë! Për vite me radhë ‘shkoi’ me të bijën dhe e la shtatzënë

“Pa vendimin e BE-së, ky Kod nuk kalon. Nuk ka ‘vulë’ pa Brukselin,” deklaroi Rama, duke garantuar transparencë dhe përfshirje institucionale në këtë proces të rëndësishëm reformues.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *