Skip to content

LIVE- Qindra gjermanë pre e mashtrimit kompjuterik, SPAK shkatërron rrjetin me bazë në Tiranë: 5 në pranga, 3 arrest shtëpie dhe 2 në kërkim! 356 mijë euro dëm

Një grup kriminal që mashtronte qindra shtetas gjermanë përmes një call center-i në Shqipëri është goditur nga Operacioni “Pandora”, i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet gjermane.

Sipas të dhënave zyrtare, 5 persona janë arrestuar, 3 janë vendosur në arrest shtëpie, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Grupi përdorte metoda mashtrimi përmes komunikimeve telefonike dhe online, duke shkaktuar një dëm financiar prej 365 mijë euro ndaj viktimave në Gjermani.

LAJMI I FUNDIT  Do te Behen te Pasur/ 3 Shenjat e Zodiakut qe do u NGJISE Lêku dhe Bereqeti Javes tjeter

Gjatë kontrollit në ambientet e një call center-i, janë sekuestruar prova materiale të shumta, përfshirë pajisje elektronike dhe dokumentacion që mbështet dyshimet për aktivitetin kriminal.

LAJMI I FUNDIT  Do bjere Bore!! Ulen temperaturat, pasdite përgadituni për…

“Kishim të bënim me hetime paralele në Shqipëri dhe Gjermani. Kontrolli në call center nxori në pah prova të qarta të përfshirjes në mashtrime me natyrë kompjuterike”, deklaroi një nga prokurorët e SPAK.

LAJMI I FUNDIT  Andia Ulliri kërkoi mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, KAS e rrëzon! Sefa: Të respektohet kuota gjinore sipas ligjit!

Hetimet për këtë rast vazhdojnë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet partnere gjermane, ndërkohë që priten arrestime të tjera dhe ndëshkim për të gjithë të përfshirët në këtë skemë kriminale.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *