Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Tom Doshi, ka vendosur të heqë dorë nga mandati që kishte fituar në Tiranë përmes listës së mbyllur. Më 23 korrik, PSD ka paraqitur kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që mandati t’i kalojë listës së hapur, përkatësisht kandidatit më të votuar, Tedi Mula, i cili ka marrë 2,500 vota. Mula është nipi i Avni dhe Inva Mulës.
Ky zhvillim vjen në mes të tensioneve brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, pasi njëri nga kandidatët e listës së mbyllur ka refuzuar të heqë dorë nga mandati, ndryshe nga premtimet para zgjedhjeve.
Ndërkohë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka ndarë 37 mandatet për Qarkun Tiranë:
• 19 për PS
• 13 për PD-ASHM
• 2 për Partinë Mundësia
• 1 për PSD
• 1 për Lëvizjen Bashkë
• 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet
Pas shpalljes së këtyre mandateve, ka nisur debati për mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Kleana Xhuveli, kandidate e renditur e katërta në listën e mbyllur, ka tërhequr dorëheqjen e dhënë më parë dhe po kërkon të marrë mandatin. Ajo është kushërira e parë e Adriatik Lapajt (vajza e tezes). Ajo u paraqit personalisht në KQZ së bashku me përfaqësuesen ligjore të koalicionit.
Mandatet në Tiranë sipas forcave politike:
Partia Socialiste (PS)
1. Edi Rama
2. Ogerta Manastirliu
3. Elisa Spiropali
4. Lindita Nikolla
5. Taulant Balla
6. Adea Pirdeni
7. Albana Koçiu
8. Igli Hasani
9. Delina Ibrahimaj
10. Ilva Gjuzi
11. Iris Luarasi
12. Erion Malaj
13. Blendi Gonxhja (lista e hapur)
14. Erion Braçe (lista e hapur)
15. Ervin Hoxha (lista e hapur)
16. Fatmir Xhafaj (lista e hapur)
17. Ornaldo Rakipi (lista e hapur)
18. Anila Denaj (lista e hapur)
19. Olta Xhaçka (lista e hapur)
PD-ASHM
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Albana Vokshi
4. Belind Këlliçi
5. Tedi Blushi
6. Jozefina Topalli
7. Fatmir Mediu
8. Edi Paloka
9. Erisa Xhixho
10. Mesila Doda
11. Klevis Balliu
12. Besart Xhaferi
13. Jorida Tabaku (lista e hapur)
Partia Mundësia
1. Agron Shehaj
2. Erald Kapri
Lëvizja Bashkë
1. Redi Muçi

Be First to Comment