Skip to content

Përplasjet Lapaj-Shabani, Arlind Qori në Report Tv: Po ‘hanë’ njëri-tjetrin për një mandat, nuk kanë ideal! Redi Muçi do jetë deputet i Lëvizjes

Përplasjet mes Ilirjan Lapajt dhe Adriatik Shabanit kanë marrë vëmendje të madhe kohët e fundit, por kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, i sheh ato si një telenovelë boshe pa asnjë vlerë politike. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Qori deklaroi se bëhet fjalë për një luftë personale për një vend të vetëm në Kuvend, ndërsa partitë e përfshira i cilësoi si “parti shampanjë”, që shpërthejnë njëherë dhe zhbëhen menjëherë.

Sipas tij, përfaqësuesit e këtyre forcave politike nuk kanë asnjë ide dhe asnjë ideal. Ai kujtoi se pavarësisht se vetë nuk është deputet, ka qëndruar fjalës që ka dhënë dhe ka përfaqësuar besnikërisht idealin e Lëvizjes Bashkë, duke e lënë vendin në Kuvend për Redi Muçin. Qori u shpreh se situata e krijuar mes Lapajt dhe Shabanit ishte e pritshme dhe se për një mandat deputeti po “hanë njëri-tjetrin”, ndërkohë që nëse nuk do të ishin bashkuar më parë, asnjëri prej tyre nuk do ta kishte arritur këtë përfaqësim.

LAJMI I FUNDIT  Pamje te 'cmendura' Ja si duket shtepia e Big Brother Vip 5 Ndryshime te Papara Sivjet

Ai theksoi se nuk beson në asnjë mundësi bashkëpunimi me Partinë Socialiste apo me ndonjë forcë tjetër politike të korruptuar, duke u shprehur se Lëvizja Bashkë do të mbetet e pavarur, duke u rreshtuar përkrah shtresave në nevojë dhe bizneseve të vogla. Për sa i përket integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, Qori u shpreh se një gjë e tillë është e pamundur nëse nuk ndryshon mënyra e qeverisjes, pasi qeveria aktuale nuk është në gjendje të kryejë reforma të thella, për shkak të korrupsionit dhe abuzimit të vazhdueshëm.

LAJMI I FUNDIT  “Kur të q… ty , që ngele shtatzënë ti?”- Ish-i dashuri nuk njeh vajzën, gruaja e gozhdon te Arditi: Të kujtohet kur ti ishe duke
LAJMI I FUNDIT  BEKIM HOROSKOPI! Dy shenjat me fatlume, PARAJA do i ndjeke deri ne fund te 2025

Lidhur me të ardhmen e Lëvizjes Bashkë, ai tha se kjo forcë politike po kalon një fazë riorganizimi dhe ka pasur një valë të re anëtarësimesh, si brenda vendit, ashtu edhe nga jashtë. Ai rikujtoi se Lëvizja nuk ka harruar premtimet e saj për çështje si pensionet, minimumi jetik dhe strehimi, duke theksuar se programi i tyre është i ndërtuar për një periudhë afatgjatë dhe nuk varet nga një palë zgjedhje të vetme.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *