Skip to content

BE bllokon blerjet nga TEMU?! Ja cfare do ndodhe ne Shqiperi

Komisioneri i Drejtësisë në Bashkimin Europian Michael McGrath ka ngritur alarmin për rreziqet që paraqesin disa produkte të shitura në platformat kineze Shein dhe Temu duke paralajmëruar masa të forta për mbrojtjen e konsumatorëve europianë
Sipas mediave të huaja disa prej produkteve të shitura përmes këtyre platformave rezultojnë të jenë në shkelje të hapur të ligjeve të BE-së dhe në shumë raste përbëjnë rrezik real për shëndetin sidomos për fëmijët
Rastet më shqetësuese përfshijnë qetësues për foshnja me rruaza që mund të shkëputen lehtësisht duke rritur rrezikun për mbytje rroba për fëmijë që përmbajnë kimikate të ndaluara syze dielli pa mbrojtje UV dhe produkte kozmetike me përbërës të rrezikshëm që dëmtojnë fertilitetin
McGrath paralajmëron se do të përforcohet kontrolli ndaj platformave të shitjes online ndërkohë që propozohet heqja e kufirit doganor prej 150 euro dhe vendosja e tarifave për çdo pako që hyn në BE pavarësisht vlerës së saj
Sipas tij kjo është mënyra e vetme për të frenuar rrjedhën e pakontrolluar të mallrave të rrezikshme dhe për të mbrojtur tregun europian nga konkurrenca e padrejtë
Duhet të mbrojmë konsumatorët dhe të garantojmë kushte të barabarta për bizneset tona u shpreh Komisioneri
Ai pritet të diskutojë këtë çështje direkt me autoritetet kineze
Shein ka reaguar duke deklaruar se po investon 15 milionë dollarë këtë vit për përmirësimin e standardeve të sigurisë dhe se ka larguar 500 shitës që kanë shkelur rregullat
Temu deri më tani nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar
Pas këtij vendimi të BE pritet që edhe Shqipëria të ndërmarrë hapa ndaj kompanive në fjalë si një vend që aspiron për të hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE

LAJMI I FUNDIT  Tërmeti 8.8 ballë godet Kamchatkën në Rusi! Shkakton cunami, dallga deri në 4 metra! Evakuime në Hawaii dhe Japoni (VIDEO)
Published inBota

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *