Skip to content

Shqiptaret sdo kenë më lekë në duar! Edi Rama bën njoftimin e bujshëm: Ka ardhe koha që

Kryeministri Edi Rama, në përmbylljen e një takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit, ndau një nga ambiciet më të fundit të qeverisë, atë për të bërë Shqipërinë një vend pa para fizike deri në fund të kësaj dekade. Në vizionin e tij, të gjitha pagesat dhe transaksionet duhet të kalojnë në formë dixhitale, një synim që ai e ka përmendur edhe më herët, por që tashmë kërkon një përpjekje të koordinuar dhe të strukturuar në nivel kombëtar.

Sipas Ramës, për të realizuar këtë qëllim, do të nevojitet një transformim i thellë i Agjencisë së Inovacionit, më shumë sensibilizim dhe përfshirje e të gjitha institucioneve përkatëse, ndërkohë që teknologjia ekzistuese e bën plotësisht të mundur këtë tranzicion. Ai tha se Shqipëria ka potencialin të çlirohet nga “një barrë pluhuri dhe ferrash në jetën e përditshme” përmes digjitalizimit të plotë të transaksioneve financiare, duke shtuar se dokumentet e ardhshme të politikës teknologjike duhet të jenë të lirshme, kreative dhe pa kufizime të panevojshme.

LAJMI I FUNDIT  Rubio says Ukraine has agreed to deal in securing peace: 'We'll take this offer now to the Russians'

Në vijim të takimeve për “Shqipërinë 2030”, Rama u ndal edhe tek sfidat për integrimin europian, por sidomos tek nevoja për ta përshpejtuar ritmin e zhvillimit teknologjik në vend. Ai kritikoi hapur bankat e nivelit të dytë, duke i akuzuar për prapambetje që, sipas tij, po kërcënon progresin e sektorit të inovacionit. Megjithëse legjislacioni përkatës është miratuar dhe instrumentet ligjore ekzistojnë, Rama shprehu zhgënjim për ngurrimin e bankave për të ecur me të njëjtin ritëm si zhvillimet teknologjike.

LAJMI I FUNDIT  “Ask the psychologist” –UNI CREEP WON’T LEAVE ME ALONE – What should I do?

Duke ndarë edhe eksperiencat nga bashkëpunimet me inovatorë vendas, ai theksoi se është njohur me ide dhe projekte premtuese, përfshirë një qendër mendimi novator dhe një sërë eventesh që pritet të realizohen në të ardhmen. Sipas tij, fokusi do të jetë në sektorët kyç si ndërtimi dhe turizmi, ndërkohë që qeveria do të përpiqet të krijojë një urë më të fortë komunikimi me sektorin bankar për të kapërcyer vonesat që po frenojnë progresin teknologjik në vend.

The post Shqiptaret sdo kenë më lekë në duar! Edi Rama bën njoftimin e bujshëm: Ka ardhe koha që appeared first on PETRAVU.

LAJMI I FUNDIT  Top Retirement Plans: A Clear and Practical Overview
Published inADVENTURE

Comments are closed.