Skip to content

Zbulohet dokumenti – Plas në PS? Ministrja i bën ‘golin’ e papritur kryebashkiakes – Detajet

Pas arrestimit të Erion Veliajt, Bashkia e Tiranës është kthyer në një fushëbetejë për kontrollin e pushtetit lokal. Një përplasje e ashpër po zhvillohet brenda vetë mazhorancës, ku figura të fuqishme politike po luftojnë për të vendosur dominimin e tyre mbi institucionin më të madh vendor në vend.

Emërimi i Anuela Ristanit si kryetare në detyrë nga Kryeministri Edi Rama, në fillim u interpretua si një zgjedhje strategjike dhe e besuar. Por nuk zgjati shumë që kjo ngritje të provokonte reagime të brendshme, duke nxitur prapaskena dhe sulme sistematike ndaj saj.

LAJMI I FUNDIT  Shenjat që do bëjnë lek të madh, për 10 ditet e para te muajit Dhjetor

Sipas burimeve të afërta me zhvillimet, sulmet kanë nisur në mënyrë të koordinuar dhe nuk vijnë nga opozita – e cila është ende në fazë rigjenerimi pas humbjes elektorale – por nga brenda vetë Partisë Socialiste. Ristani është vënë në shënjestër jo vetëm personalisht, por edhe përmes familjarëve të saj.

Goditja e parë: largimi i motrës së Ristanit nga Politekniku

Një lëvizje që ka tërhequr vëmendjen është shkarkimi i Adrianës Ristani – motra e Anuela Ristanit – nga pozicioni në Bordin e Administrimit të Universitetit Politeknik të Tiranës. Adriana kishte një profil profesional në arsim dhe ishte emëruar në këtë rol që në vitin 2021, shumë përpara se motra e saj të merrte drejtimin e përkohshëm të Bashkisë.

LAJMI I FUNDIT  Tragjike ne Dhërmi! 20 vjecari vdes ne mes te plazhit, e trishte cfare i ndodhi (FOTOT)

Por, sipas burimeve, ky shkarkim është bërë pa asnjë paralajmërim dhe ka ardhur drejtpërdrejt nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Momenti dhe mënyra e shkarkimit janë interpretuar nga shumëkush si pjesë e një hakmarrjeje politike dhe jo një vendim profesional.

Manastirliu në lëvizje për Bashkinë?

Me historikun e saj në administratën e Tiranës dhe rolin aktiv në fushatën e fundit parlamentare, Manastirliu shihet si një nga figurat që po synon të zërë hapësira të reja pushteti. Në prapaskenë, thuhet se ajo është e vendosur të marrë frenat e Bashkisë së Tiranës, duke sfiduar edhe figura të tjera të fuqishme brenda kabinetit, përfshirë Belinda Ballukun.

LAJMI I FUNDIT  Klodiana Lala tròndit: Balluku ka mbaruar, prisni se do ndodhë e kèqja e madhe: SPAK ka bërë gati një

Në këtë garë të brendshme për dominim, përplasen ambiciet personale me interesat e grupeve politike që kanë kapur rrënjë në mazhorancë. Për momentin, Anuela Ristani po përballet me një klimë të ftohtë dhe mungesë mbështetjeje, ndërsa tensionet brenda PS-së pritet të përshkallëzohen në javët në vijim.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *