Skip to content

Luftë me Ramën?! – PO NDODH TANI! Burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve

Një grup banorësh nga Mirdita janë nisur sot drejt Thethit, në një akt simbolik solidariteti me komunitetin e Shalës dhe Shoshit në Dukagjin, pas aksionit të fundit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike.

Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, iniciativa synon të japë një mesazh të qartë mbështetjeje për banorët vendas, duke sjellë në vëmendje sfidat e tyre në ruajtjen e jetesës, trashëgimisë dhe të drejtës për të jetuar në trojet e tyre historike.

LAJMI I FUNDIT  MARRAMENDESE! Qeveria vendos të rinovojë falas shtëpitë e shqiptarëve! Si të përfitoni

“Kur shteti kthehet në agresor, populli mbledh kanunin. Kryeministri shkon para votimeve për t’u thënë ‘i gëzofshi’ dhe më pas ua prish shtëpitë. S’ka pabesi më të madhe se kjo,” – deklaroi një nga qytetarët mirditorë që mori pjesë në këtë udhëtim.

LAJMI I FUNDIT  “B*mba” e Robert Papës, ja pse amerikanët e kanë futur në KRYQ të kuq Ramën

Ndërkohë, në Theth ishte i pranishëm edhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i cili përsëriti thirrjen që qeveria të dëmshpërblejë banorët për dëmet e shkaktuara nga prishjet. Ai e cilësoi aksionin si një goditje të padrejtë ndaj komuniteteve që kanë mbajtur gjallë turizmin dhe kulturën e veriut.

Banorët mirditorë vunë në dukje lidhjet historike dhe kulturore mes dy zonave, duke theksuar se Mirdita ka qenë gjithmonë krah për krah me pjesën tjetër të Veriut në kohë të vështira: “Sot rikonfirmojmë lidhjet e gjakut, të besës dhe të trashëgimisë me Dukagjinin.”

LAJMI I FUNDIT  Per meritat e Termet Peçit ne sportin e ‘Gyp Gyp’, vëllait i dhurojne per privatizim bazën ushtarake të Porto Palermos

Kjo iniciativë solidariteti vjen menjëherë pas përfundimit të aksionit të IKMT-së në Theth, duke treguar se reagimi publik ndaj ndërhyrjes shtetërore në këto zona të ndjeshme vijon të jetë i fortë dhe emocional.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *