Romanca mes Glorias Meshi, ish-konkurrente e “Ferma VIP”, dhe Denit, djalit të Valbona Selimllarit, ka tërhequr vëmendje të madhe që prej fillimit të saj brenda reality show-t. Por së fundmi, vëzhguesit e vëmendshëm të rrjeteve sociale kanë kapur disa detaje që sugjerojnë se marrëdhënia mes çiftit mund të mos jetë më në ditët e saj më të mira.
Gloria dhe Deni nuk ndiqen më në Instagram dhe kanë fshirë pothuajse të gjitha fotot ku shfaqeshin së bashku – një veprim që zakonisht ngjall dyshime për ndarje ose të paktën për një periudhë ftohjeje.
Ndërkohë, një intervistë e fundit e Valbona Selimllarit në emisionin “N’fermë” ka rikthyer në vëmendje temën. E pyetur për rolin e saj si vjehërr e mundshme dhe marrëdhënien me partneret e fëmijëve të saj, ajo tregoi se djali i madh ka tashmë një shoqe “që e do shumë” dhe me të cilën ajo ndihet mirë. Pa përmendur emra, Valbona la të kuptohet se e ka njohur nga afër vajzën në fjalë, ndërsa shtoi se për të rëndësi ka karakteri i partneres dhe jo bukuria e jashtme.
Deklarata u interpretua nga një pjesë e publikut si një konfirmim indirekt i lidhjes me Glorian, ndërsa të tjerë mendojnë se ishte një përgjigje e përgjithshme, pa lidhje të drejtpërdrejtë me marrëdhënien e përfolur.
Nga ana tjetër, as Gloria dhe as Deni nuk kanë reaguar deri më tani për thashethemet rreth një ndarjeje të mundshme. Heshtja e tyre ka ushqyer edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve, të cilët mbeten në pritje për të mësuar nëse kjo histori dashurie po kalon thjesht një stuhi kalimtare apo ka marrë fund përfundimisht.

Be First to Comment